Biden: Nëse Trump humbet në nëntor, ai nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA Joe Biden pretendoi në një intervistë të publikuar sot se kundërshtari i tij republikan, Donald Trump, do të kundërshtonterezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit nëse nuk i fitonte ato.

“Unë mendoj se ai do të bëjë gjithçka për të fituar. Nëse unë fitoj – kur të fitoj, mendoj se ai do të sfidojë rezultatin”, tha presidenti 81-vjeçar demokrat në një intervistë me një reporter të revistës New Yorker.

“Unë jam i vetmi që e kam mposhtur. Dhe unë do ta bëj sërish”, shtoi Biden.

Por Biden është jopopullor, mosha e tij shqetëson votuesit dhe shumë sondazhe të fundit i japin Trumpit epërsinë në qëllimin e votuesve. Megjithatë, ai vë bast se mesazhi qendror i fushatës së tij, ai i mbrojtjes së demokracisë dhe paqes sociale, do të mbizotërojë.

“Si mund ne, në një demokraci, të zgjedhim dikë si president që thotë se dhuna është e pranueshme?” tha ai.

Presidenti kritikoi gjithashtu qëndrimin e medias, për të cilën ai thotë se nuk projekton kërcënimin autoritar që përfaqëson Trump.

“Është sikur të gjithë jeni bërë indiferentë”, shtoi ai.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *