BALE E DUAN NE KOMBETARE

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Robert Page kërkon të rikthejë sërish Gareth Bale. 48-vjeçari e mirëpriti tërheqjen nga ana e sulmuesit, duke e konsideruar si kohën e duhur për t’i dhënë fund aventurës së tij futbollistike. Por duket se tashmë e ardhmja do jetë në një rol drejtues. Në një takim kokë më kokë me të, duket se Page i ka propozuar Bale një rol në stafin e kombëtares Uellsiane, ndoshta si ndihmës të tij.

Mbetet të shihet se kush do të jetë aventura e re për Bale, i cili duhet të reflektojë për të zgjedhur se si do e vijojë karrierën. Vendimi i 33-vjeçarit shokoi botën e futbollit, teksa erdhi pas paraqitjes zhgënjyese me Uellsin në Kupën e Botës. Pesë herë fituesi i Champions League me Real Madrid i dha fund karrierës të hënën pasi 111 ndeshjeve me kombëtaren uellsiane, ku shënoi edhe 41 gola. Dy rekorde këto për një përfaqësuese si ajo e ishullorëve, për ta shndërruar kështu ish-lojtarin e Tottenham në një legjendë për ta.