Finlanda dhe Suedia mbeten të përkushtuara për anëtarësimin e njëkohshëm në NATO, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj kandidaturës suedeze, thanë kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm të enjten.
Turqia ka thënë se mund të miratojë kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n përpara Suedisë, por zyrtarët finlandezë e kanë hedhur poshtë idenë, duke argumentuar se siguria e dy vendeve nordike varet nga veprimet dhe vendimet reciproke.
“Nuk më pëlqen kjo atmosferë, pozicioni ku Suedia paraqitet si një lloj fëmije problematik në klasë. Nuk mendoj se është kështu”., tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin. “Suedia gjithashtu plotëson të gjitha kushtet e kërkuara për t’u bërë anëtare e NATO-s” , shtoi ai.
Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha nga ana e tij se vendi i tij vazhdon t’i përmbahet marrëveshjes trepalëshe për anëtarësimin në NATO të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.
“Ne e filluam këtë rrugëtim së bashku dhe po e bëjmë udhëtimin drejt anëtarësimit së bashku ,” tha Kristersson, duke iu referuar përpjekjeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.