Në mbledhjen e sotme, KQZ ka njoftuar ndarjen e fondit për dhjetë parti politike bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.
Bëhet fjalë për një shumë prej 345.600.000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë.
Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë. Më pas, fondin e dytë më të madh e merr Partia Demokratike, 106.661.181 lekë, ndërsa vendin e tretë e zë Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila përfiton 9.753.567.
Ndërkaq, Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë. Sali Berisha nuk merr fond edhe pse ka disa deputetë në grupimin e tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ