Zgjedhjet e 11 majit/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë mbërritur në Durrës. Ata janë transportuar nën masa të rrepta sigurie me mjetet e Forcave të Armatosura dhe me eskortë policore.

Ndërsa bëhet me dije se në qytetin e Durrësit janë ngritur 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku do të ruhen materialet deri në ditën e votimit.

Kujtojmë se qarku i Durrësit përfshin gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, mes tyre 25,037 emigrantë që gëzojnë të drejtën e votës.

Shumica e trupës zgjedhore përqendrohet në qytetin e Durrësit, me 272,888 votues, ndjekur nga Kruja me 66,140 votues dhe Shijaku me 37,992 votues gjithsej.