Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja kur hapet zyrtarisht fushata e PS dhe PD, dalin detajet
Më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike kanë ndezur prej kohësh “motorrët” e fushatës. Zyrtarisht fushata elektorale nis më 11 Prill, 1 muaj para datës së zgjedhjeve dy partitë kryesore kanë zbuluar edhe planet.
PS ka vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 prillit. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.
Ndërkohë, demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar, teksa do të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” të premten e 11 Prillit në orën 19:00.
Të gjithë forcat politike kanë mbi një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.