Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do t’u vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës, ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar.
“I kemi propozuar edhe të ndryshojë atë aspekt të kodit zgjedhor që ka të bëjë me procedurat e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, por për të qenë realist kjo nuk është një çështje kaq shqetësuese”, tha më tej kryekomisioneri.
“Më 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe më 9 mars do të kemi listën e votuesve nga jashtë më 24 mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe mendojmë se pas muajit mars të bëhet printimi fletës së votimit dhe dokumentacioni tjetër zgjedhor”, tha Celibashi.