Spitali rajonal i Shkodrës për herë të parë ka bërë një ndërhyrje të rrallë në Shqipëri, stentimin e arteries karotide tek një pacient me ishemi cerebrale.
Një prej mjekëve që mori pjesë në këtë operacion të veçantë për sistemin shëndetësor shqiptar, kirurgu Besmi Grizhja thotë se nëse në vazhdimësi do të ketë mbështetje logjistike të avancuar atëherë është e mundur që në spitalin e Shkodrës këto operacione të jenë më të shpeshta.
Pacienti që bëri këtë ndërhyrje në spitalin e Shkodrës ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore ndërsa për një kohë të shkurtër doli nga spitali.
Tags:
shkoder
Regjistrohu në buletinin tonë informativ