Zenun Pajaziti, kandidati për ndryshim dhe zhvillim në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, numër 46 në listë, vjen me një karrierë të gjatë dhe të pasur politike. Pajaziti ka shërbyer si Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës nga janari 2008 deri në shtator 2010, duke qenë një figurë kyçe në proceset e rëndësishme për vendin.

I njohur për përkushtimin dhe lidhjen e ngushtë me qytetarët, Pajaziti gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë për shkak të karakterit dhe punës së tij të palodhur. Kandidatura e tij për deputet më 9 shkurt ka për synim zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

Sipas mbështetësve të tij, përzgjedhja e Zenun Pajazitit si deputet dhe Bedri Hamzës si udhëheqës i vendit përfaqëson një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.