Policia ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit. Ai u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në ambientet e teqesë.
Sipas hetimeve të para, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ