Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt nën presidencën e Trump

Volodymyr Zelensky ka thënë se “lufta do të përfundojë më shpejt nën presidencën e Donald Trump”.

Në një intervistë radiofonike të transmetuar sot, presidenti ukrainas tha: “Unë mendoj se lufta do të përfundojë dhe kjo nuk është abstrakte, por nuk ka një datë të saktë.

Sigurisht që me politikën e këtij ekipi që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë, lufta do të përfundojë më shpejt.”Gjatë intervistës, Zelensky tha gjithashtu se Vladimir Putin nuk ishte i interesuar të binte dakord për një marrëveshje paqeje.

I pyetur për kushtet e tij për negociata, Zelensky tha se Ukraina duhet të mbetet “e fortë” dhe “jo vetëm me Rusinë”.Intervista vjen disa ditë pasi udhëheqësi ukrainas tha se kishte një “shkëmbim konstruktiv” me Trump gjatë bisedës së tyre telefonike për fitoren e tij në zgjedhjet në SHBA.

Duke folur pas telefonatës, Trump tha gjithashtu: “Ne do të punojmë shumë për Rusinë dhe Ukrainën. Duhet të ndalet.”