Zbulohet kundërshtari i radhës për kuqezinjtë, në prag të Europianit


Shqipëria ka konfirmuar edhe ndeshjen e mbetur anonime deri pak ditë më pare, në kuadër të miqësoreve përpara fillimit të Europianit Gjermani 2024.

Do të jetë Azerbaixhani.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajin mars dy miqësore të mëdha dhe të hapura për publikun në stadium me kapacitete të mëdha, duke filluar nga 22 marsi në Parma të Italisë përballë Kilit dhe më pas në Solna të Suedisë përballë vendasve më 25 mars.

Kuqezinjtë menjëherë pas dy ndeshjeve miqësore të marsit do të fillojnë programin e grumbullimit për testet e fundit përpara udhëtimit për në Gjermani. Deri më tani opsioni më I sigurtë është qëndrimi në një kompleks në Austri. Atje lojtarët dhe stafi do të fillojnë grumbullimin në fund të mjit, në datën 29 dhe deri më date 8 qershor kur duhet të nisen për në Gjermani, në bazën që kanë në Kaizerau.

Gjatë qëndrimit në këtë grumbullim gati 10-ditorë përfaqësuesja do të zhvillojë dy ndeshje kontrollime kundërshtarë të zgjedhur vetë, të një niveli disi më të ulët, si Lihteshtejni me të cilin do të luhet më 3 qershor dhe më 7 qershor, Top Channel ka mësuar se do të luhet me Azerbaixhanin, një ditë përpara nisjes për në Europian.

Check Also

Deklaratat e Metës ndaj Dumanit, reagon BE: Sulmet dhe intimidimet janë të papranueshme!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *