Ylli i Real Madrid ndahet nga e dashura, nis romancë me nënën e saj

Futbollisti spanjoll, Fran Garcia është shndërruar në qendrën e vëmendjes për shkak të jetës personale.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, mbrojtësi i Real Madrid është ndarë nga e dashura, Estela Llamas për të nisur një histori dashurie me nënën e saj.

Garcia dhe Llamas ndanë rrugët në fund të janarit 2025 pas gati tre vitesh lidhje.

Shumë fansa ishin mësuar ta shihnin çiftin së bashku, duke shpërndarë shpesh fotografi dhe postime në rrjetet sociale, duke i bërë thashethemet tronditëse.