Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë, ku një nxënës 15-vjeçar është vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij brenda ambienteve të një shkolle në Sheffield.
Sipas BBC, sulmi ndodhi rreth orës 12:00 në shkollën e mesme katolike All Saints. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, adoleshenti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Policia ka arrestuar një 15-vjeçar të dyshuar për vrasje, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë.
Shefja e policisë Lindsey Butterfield shprehu ngushëllime për familjen dhe komunitetin e shkollës, duke e cilësuar këtë ngjarje si jashtëzakonisht të dhimbshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ