Vrau babain në Shënavlash/ Lihet në burg Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori i tij

Dy të arrestuarit për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla në Shënavlash, këtë të shtunë kanë dalë para gjykatës së Durrësit, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Djali i tij Esmerald Balla, 34-vjeç,  akuzohet se vrau babain dhe trupin e tij e ka hedhur në pus, me ndihmën e Edison Brahaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici,  “zhdukjen” e të atit, por hetimet e nxorën zbuluar.

Referuar dëshmive të djalit të viktimës, sherri mes tyre ka ndodhur për motive ekonomike. 30-vjeçari është shfaqur me kokën ulur para trupër gjykuese, ku akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin.

Ndërkohë Edison Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash. Brahaj ka pranuar se ka qënë ai që e ka ndihmuar Esmerald Ballën për të hedhur në pus trupin e të atit, duke implikuar kështu edhe veten në krimin që tronditi vendin. Madje për ndihmën që i kishte dhënë mikut të tij, ishte “shpërblyer” me shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra.

Ngjarja e rëndë në Shënavlash u zbulua pak ditë më parë. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 30-vjeçari Esmerald Balla ka thënë se vrasja e babait ka qenë aksidentale, pasi sipas tij viktima i kishte drejtuar armën i pari. I riu pranon se konflikti me të atin ka nisur pasi kanë munguar një pjesë e parave që familja kishte si kursime në kasafortë, një shumë prej rreth 75 mijë eurosh, që do të përdoreshin për ndërtimin e një banese. Pas ngjarjes, Esmerald Balla inskenoi zhdukjen e të atit, duke thënë se ai ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur. Sherri kulmoi në 13 Gusht në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, ku 30-vjeçari e qëlloi babanë me pistoletë të cilën më pas e hodhi në një kanal.