Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”.
Dy vëllezërit do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm për atë ngjarje tragjike. Vrasja e Hekuran Dedës është pa autor, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Nga ngjarja e 21 janarit janë shënuar 14 vite ndërsa dosja tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.
Deri më tani prokurorët ka marrë në pyetje ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ