Vrasja e efektivit në Fier/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në shtëpinë e autorit Azgan Mërnica


Pas vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, një numër i madh efektivësh nga forcat RENEA dhe FNSH ditën e sotme kanë zbarkuar në shtëpinë e autorit të ngjarjes Azgan Mërnica i cili është ende në arrati.  

Gjithashtu bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë së Fierit janë shoqëruar edhe prindërit e autorit, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu po hetohet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo efektivi është vrarë për shkak të detyrës.

Efektivi ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin, shtetasin Azgan Mërnica, ku ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën.