Policia e shtetit ka bërë një njoftim zyrtar përmes të cilit tregon detaje lidhur me makinën që ka përdorur autori i dyshuar Julian Gjoshi gjatë ditës së vrasje.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se makina e autorit të dyshuar është gjetur e braktisur në fshatin Shkallnur. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i policise
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.