Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët sërish në protestë

Pas ngjarjes së rëndë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë nxënësi 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët zhvillojnë sot protestën e tretë radhazi. 

Protestuesit janë mbledhur në shkollën “Fan Noli”, nga ku po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.  Qytetarët i bëjnë thirrje kalimtarëve që të bashkohen në protestë. “Bashkohuni! Mos heshtni. Heshtja vret!”,  janë këto disa nga thirrjet e protestuesve. 

Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Qytetarët kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për arsimin. 

Ndër kërkesat e protestuesve është edhe ajo që në çdo shkollë të ketë psikolog. Po ashtu, kërkohet edhe dorëheqja e ministres Manastirliu.