Në mungesë të mjeteve për prezantim në “Power Point”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i ka printuar fotot.
Teksa është paraqitur sot për herë të dytë para komisionit për shkak të debatit që ndodhi prej një ditë më parë, Beqaj ka marrë një set me foto nga gjendja e spitaleve para koncesionit të sterilizimit, pra në vitin 2013.
Kjo gjë erdhi si pasojë e debateve mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kryetarja e Komisionit Albana Vokshi nuk e ka lejuar që ai të bëjë deklaratën në “Power Point”, pasi sipas saj nuk do të bënte prezantim.
Tags:
ilir beqaj
Regjistrohu në buletinin tonë informativ