Reshjet intensive të shiut gjatë gjithë ditës kanë shkaktuar probleme në disa akse kryesore të qytetit të Vlorës, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe qarkullimin në rrugë.
Zonat më problematike janë ato pranë “Albano & Romina”, pranë bibliotekës publike “Shefqet Musaraj” dhe lagjja “Pavarësia” në Skelë. Këto zona janë mbushur me ujë, duke e bërë të vështirë kalimin për banorët e qytetit.
Sipas raportimeve, bllokimi i kanalizimeve dhe sasia e madhe e reshjeve kanë ndikuar në përmbytjen e rrugëve, një situatë që përsëritet shpesh gjatë motit të keq në qytetin bregdetar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ