Reshjet e borës vijojnë të jenë prezente në territorin e Bashkisë Shkodër, duke krijuar vështirësi në zonat malore për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave dhe kushteve të motit.
-Gjendja e akseve rrugore:
•Aksi Bogë – Theth – Bregu i Lumit është i kalueshëm.
•Aksi Kir – Shosh vijon të jetë i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës.
•Probleme me energjinë elektrike:
Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina, Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Pavarësisht ndërhyrjeve, ende ka zona me mungesë energjie, ku grupet e OSHEE po vazhdojnë punën për rikthimin e furnizimit në mënyrë të plotë.
Në zonat malore, qarkullimi i automjeteve duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë, për të shmangur aksidentet dhe problemet gjatë lëvizjes.
Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Emergjencave, për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të krijohet nga kushtet e motit të keq.
Apelohet për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, veçanërisht në zonat më të prekura nga bora dhe stuhitë e erës.