Një ngjarje e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Konkurrenti Igli ka vendosur të largohet nga gara ende pa mbushur një javë si pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sipas njoftimeve, vendimi i tij është marrë për shkak të një emergjence familjare, duke bërë që ai të braktisë lojën dhe të kthehet pranë familjes.
Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka respektuar vendimin e tij, duke e mbështetur në këtë moment të vështirë personal.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ