Vizita e Erdogan, anulohet seanca e nesërme në Parlament

Seanca plenare e kësaj të enjteje është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor. Kuvendi ka marrë vendim, që si pasojë e situatës në Parlamentin e Shqipërisë, ku opozita është në jonormalitet, dhe si shkak i ardhjes së Presidentit turk Erdogan, seanca të anulohet.

foto galeri

Opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj, teksa mbi 20 deputetë janë përjashtuar nga seancat. Në seancën e fundit, deputetët demokratë nuk u lejuan të hyjnë dhe në shenjë revolte ata dogjën manekinë para Kuvendit.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.