Detaje të reja nga atentati që i mori jetën Alfred Dedja.
Replikë ka siguruar fakte nga dyshimet e para mbi arsyen e konfliktit. Viktima e atentatit të sotëm po drekonte në restorant “Kështjella” në Ndroq.
Autori i identifikuar si Julian Gjoshi ka mbërritur në ambientet e restorantit dhe pas një konflikti verbal ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar.
Autorin e vrasjes është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë benz të zi tip ML. Viktima është banor I zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bëj me prishjen e pazareve të drogës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.