VIDEO/ E rëndë! Palestinezi godet me thikë një grua dhe përplas me makinë një turmë njerëzish

Një alarm është ngritur në Tel Aviv, rrethi Ra’anana, me të paktën 19 persona të plagosur rëndë pas një sulmi.

Faqja e internetit Jerusalem Post raportoi për një sulmi terrorist, ku pati një goditje me thikë dhe më pas një automjet u përplas me kalimtarët.

Siç raportohet, një terrorist goditi me thikë një grua, më pas vodhi një makinë dhe përplasi njerëz në vende të ndryshme.

Palestinezi u përplas me turmën fillimisht në rrugën Ahuza, më pas humbi kontrollin e mjetit, doli prej tij dhe mori një tjetër me të cilin u përplas sërish me njerëzit në rrugën Haroset. Sulmuesi 44-vjeçar, i cili vjen nga Hebroni në Bregun Perëndimor dhe është arrestuar, ndërroi tre herë makina. Siç është bërë e ditur nga autoritetet, po vijojnë hetimet për gjetjen e nipit të sulmuesit i cili ka qenë me të në makinë dhe pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas një dëshmitari okular i cili foli për rrjetin izraelit Haaretz, ai pa një burri që qëlloi me thikë tre persona, vodhi një makinë dhe u përplas me një turmë.

Mediat izraelite raportojnë për dhjetëra të plagosur. Mes tyre njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa mes atyre që janë identifikuar një 34-vjeçar dhe një 16-vjeçar me lëndime në kokë.

Ende nuk është sqaruar se cila organizatë qëndron pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë.

Policia izraelite ka lëshuar një deklaratë menjëherë pas ngjarjes, duke thënë se po heton, në një kohë kur janë dhënë udhëzime të veçanta për publikun.

Pas sulmit, një njoftim është lëshuar edhe nga autoriteti komunal që urdhëron mbylljen e shkollave.

Ngjarja ndodhi në një periudhë të tensionuar për Lindjen e Mesme, ku Izraeli tashmë është në konflikt të vazhdueshëm me Hezbollahun, të cilët së bashku me Hamasin kanë përshkallëzuar sulmet e tyre.