VIDEO/ Banorët tregojnë vendin më të çuditshëm ku kanë bërë s*ks, Fatjoni: Mbahesha tek telat e korentit…

Banorët e spektaklit televiziv “BBVA3” gjatë kanë treguar vendet më të bukura dhe më të çuditshme ku ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Pyetjes së goglave të Vëllait të Madh, Ilnisa Agolli iu përgjigj se nuk ka ndonjë vend të çuditshëm pas siç thotë ajo “nuk shquhet për ekstravagancë”.

Ndërsa Julian Deda si vendin më të çuditshëm përmend gardërobën e shtëpisë. Kurse Fation Kuqari thotë se kur ishte adoleshente ka bërë dashuri në një dhomë pallati ku kishte tela korrenti.

lnisa Agolli: Nuk shquhem për ekstravaganca. Kur do dike të duket çdo vend i bukur. Nuk kam një vend të çuditshëm, unë jam një natyre le ta quaj diplomate. Nuk kam një vend të çuditshëm se po ta doja do ta thoja.

Julian Deda: Në krevat në mes të Parisit, vend të bukur domethënë. Ndërsa vend të çuditshëm të gardëroba e shtëpisë.

Ilnisa Agolli: Po në një sobë të ndezur e kë bërë? Mendo ca situata.

Julian Deda: Ti shpik? Kjo është vendi më i çuditshëm që thashë.

Fation Kuqari: Unë kam shumë vende të çuditshme, por po them një. Unë jam tip i cuditshëm kur bëhet fjalë për dashuri. Nuk më pëlqejnë gjerat normale, në krevat psh.

Ilnisa Agolli: Po si e bën ti?

Fation Kuqari: Ka qenë një moment, isha adoleshent kam qenë më çapkën. Ishim në lokal me shoqërinë. Duke u puthur nuk dinim ku të shkonim. Janë këto pallatet e Enverit që kanë një dhomë të vogël që janë këto telat e korrentit. Zbritëm aty poshtë dhe ishte momenti që nuk duhej humbur. Unë nuk e kam parë ca ka pasur aty brenda. Kur mbaroi gjithçka pashë që po mbahesha te tubat e korrentit. Ndërsa vende të bukur kur kam qenë në Brezovicë në borë. Kam qenë me shoqen time dhe kemi kaluar bukur aty në oxhak.