(VIDEO) Antony Blinken vizitoi sot Shqipërinë/ Nga takimi me Altin Dumanin tek eskorta “Trejsi-Kejvina”
I gjashti sekretar i shtetit amerikan që viziton Shqipërinë. Antony Blinken zbriti sot në orën 11:30 në aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Ai u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, për të vijuar më tej me axhendën e ngjeshur ditore.
1000 forca policore ishin në terren për të siguriuar mbarëvajtjen e kësaj vizote historike, në një kohë jo fort të lehtë të shtetit shqiptar.
Si tregues i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcat e rendit zgjodhën të shoqërojnë eskortën e Blinken, me dy makinat luksoze të sekuestruara nga SPAK. Duke i treguar këtij shteti se “miti” i të fortëve ka rënë.
Sipas axhendës, Blinken e nisi vizitën në “shtëpinë” e tij në Tiranë. Pikërisht në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për të vijuar më tej me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kreun e SPAK dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Një fokus të veçantë patën edhe të rinjtë. Në ambjentet e Piramidës së Tiranës, Antony Blinken mbajti fjalën e tij, duke ju treguar edhe njëherë se e ardhmja është në duart e tyre.
Anthony Blinken zhvilloi vizitën e parë në Shqipëri, si Sekretar i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizita e tij në një vend si i yni, tregoi edhe njëherë lobin e fuqishëm. Ai vuri theksin tek Reforma në Drejtësi, duke e konsiuderuar atë të vështirë, por me rezultate deri tani të kënaqshme. Blinken e mbylli vizitën e tij në ambjentet e Kryeministrisë, për tu larguar më pas në drejtim të vendlindjes.