Në lidhje me vetëdorëzimin e Izmir Sakicës dhe Samurel Troshanit ditën e djeshme në Policinë e Shkodrës, gazetari ka dhënë detaje të reja. Sipas tij një grup i specialistëve të krimeve kundër jetës dhe personit në Drejtorinë e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër dhe deri në orët e mesnatës i kanë marrë në pyetje dy të rinjtë për Masakrën e Dobraçit. Ata jo vetëm e kanë mohuar përfshirjen e tyre por kanë një alibi të fortë që nuk kanë marrë pjesë në ngjarjen me katër viktima, madje kanë dhënë dhe adresat se ku kanë qenë kur ka ndodhur ngjarja.
“Një grup i specialistëve të krimeve kundër jetës dhe personit në Drejtorinë e Krimeve të rënda të Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër dhe deri në orët e mesnatës i kanë marrë në pyetje dy të rinjtë për Masakrën e Dobraçit. Patjetër që dy të rinjtë kanë mohuar përfshirjen r tyre, madje sipas informacioneve që kam siguruar ata kanë dhe alibi të fortë që nuk kanë marrë pjesë në ngjarjen me katër madje kanë dhënë dhe adresat se ku kanë qenë kur ka ndodhur ngjarja, megjithatë nga ana tjetër deri në këtë moment policia pas masakrës së Dobraçit kanë shpullur në kërkim këto dy persona për ti mattë në pyetje”, tha gazetari.
Ndërsa përsa i përket vetëdorëzimit të tyre ai tha se nuk ka patur negociata por dule qenë se emri i tyre është lakuar në media, është një proçedurë që ka afat 30 ditë. Gjithashtu ai shtoi se ata kanë alibi për masakrën e Dobraçit por në rrugë operative Sakaci dhe Troshani kanë qenë persona të dyshuar nga informacionet që policia ka siguruar në rrugë operative.
“Megjithëse kanë alibi për masakrën e Dobraçit por në rrugë operative Sakaci dhe Treshani kanë qenë persona të dyshuar nga informacionet që policia ka siguruar në rrugë operative”, tha më tej ai.