Vajza e Mozzikut dhe Loredanës feston sot ditëlindjen e saj të gjashtë.
Përmes një Insta Story në Instagram, Loredana i ka dedikuar fjalë të ëmbla vajzës së saj me rastin e ditëlindjes.
“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e bukur. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur, dhurata ime më e madhe përgjithmonë! Te dua Hana! Nëna jote”, ka shkruar Loredana në Instagram.
Loredana dhe Mozzik janë divorcuar prej vitesh, ndërsa Hana jeton me nënën e saj në Gjermani.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ