U ekstraduan nga Dubai, GJKKO do të japë masën e arrestit me burg për Dervishajn dhe Meçajn

Në orën 10 në GJKKO do të jepet masa e Plaurent Dervishajt dhe e Julian Meçajt. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Dervishajt pritet t’i komunikohen 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Mecajt do t’i komunikohet masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku. Në seancë, e cila ka nisur, SPAK përfaqësohet nga drejtuesi Altin Dumani. Avokatet kanë kërkuar kohë të njihen me aktet hetimore dhe mënyrën e ekstradimit. Për pasojë, është ndërprerë përkohësisht seanca.