Edison Pula, 30-vjeçari i arrestuar në Luksemburg, është një emër i njohur për krime të rënda në Shqipëri dhe Itali. Sipas avokatit të tij, ai rezulton i padënuar në Shqipëri pasi Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për dënimin e tij me 14 vite burg.
Pula është i akuzuar për vrasje me paramendim, shkatërrim të pronës me eksploziv dhe vjedhje, ndërkohë që u arratis disa herë, përfshirë një herë nga burgu i Trevisos në Itali. Ai është gjithashtu i lidhur me atentatin ndaj Gentjan Bejtjes, një hetues që kishte informacion për autorët e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj.
Sipas njoftimit të policisë, Pula u arrestua gjatë operacionit “Together” pas bashkëpunimit mes forcave të rendit në Shqipëri dhe Luksemburg.