Tym i bardhë nga Kapela Sistine, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romane

Pas dy ditësh votime të fshehta në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan, nga oxhaku i Kapelës Sistine u ngrit tymi i bardhë, duke sinjalizuar zgjedhjen e Papa-s së ri, pasardhësit të Papa Françeskut.

Sipas traditës, kardinali i zgjedhur do të dërgohet në një dhomë të vogël pranë Kapelës Sistine, ku do të veshë rrobat e bardha papnore, përpara se të shfaqet në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të marrë bekimin e parë.

Konfirmimi i zgjedhjes do të bëhet nga kardinali më i lartë me fjalët “Habemus Papam” – që do të thotë “Kemi një Papë”, pas së cilës do të shpallet emri i tij i zgjedhur papnor.