Tym dhe xhama të thyer, biznesi në Theth hidhet në erë nga shpërthimi me tritol! Kamerat kapin autorin

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Thethin mëngjesin e sotëm, kur një biznes është hedhur në erë me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autori ka vendosur tritolin në hyrje të biznesit dhe më pas është larguar.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Biznesi në fjalë është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta. Pamjet tregojnë momentin kur tymi dhe xhamat e thyer mbulojnë hyrjen e objektit, duke sjellë kaos në zonë.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër i zonës, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Ai është duke u marrë në pyetje për të zbuluar motivet e vendosjes së lëndës plasëse.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe qëllimin e sulmit, ndërsa pritet që ekspertiza të përcaktojë llojin dhe sasinë e lëndës shpërthyese.