Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, Rama: Në jug, sa hap e mbyll sytë

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga inspektimi në punimet e tunelit të Llogarasë në jug të vendit.

Rama shkruan se punimet janë drejt finalizimit dhe shumë shpejt do të shkohet në jug ‘sa hap e mbyll sytë’.

Tuneli do të lidhet me rrugën Orikum-Dukat dhe me Palas-Dhërmi dhe do të ketë 4 korsi.

Pritet që të lehtësohet mjaft qarkullimi i mjeteve me kalimin në këtë rrugë të re për në jug, megjithatë pas hapjes që parashikohet në fund të muajit tjetër, mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në këtë tunel përkohësisht, por nga rruga e vjetër.