Presidenti i SHBA, Donald Trump vazhdon sulmin ndaj të drejtave të njeriut përmes urdhrave ekzekutivë të tij, duke provokuar zemërimin e komunitetit LGBTQI+ dhe organizatave të të drejtave të njeriut.
Njerëzit trans, dhe veçanërisht atletët trans, ishin të radhës për urdhrat e diskutueshëm ekzekutiv të presidentit amerikan.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në aktivitetet sportive të femrave.
Urdhri ekzekutiv, i titulluar “Mbajtja e burrave nga sportet e vajzave”, ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave, duke përmbushur një premtim që ishte një nga pikat kryesore të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ