Tronditet Lezha! Vritet me armë zjarri 64-vjeçari, dyshimet për lidhje me vrasjen e të riut në Greqi (EMRI)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë.
Në zonën e Pllanës, ku pas të shtënave me armë ka mbetur viktimë Gjovalin Prendi.
64-vjeçari është babai i Sidorel Prendit, njohur ndryshe si Roan Brahimi, ekzekutuar muaj më parë në Greqi. Kjo duket se ka lidhje edhe me ngjarjen e sotme që tronditi Lezhën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Për kapjen e autorëve,po punon dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Shkodër.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.