Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

Dy persona humbën jetën pasi u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesën e Altin Maksutit. Bashkë me të, në shtëpi ndodhej edhe kushëriri i tij, Vladimir Bengu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.