Tragjedi në Peru! Shembet ura, dy të vdekur dhe 41 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Peru, ku shembja e një ure ka shkaktuar të paktën dy viktima dhe 41 të plagosur. Ngjarja ndodhi në urën Chancay, rreth 75 kilometra në veri të Limës, në autostradën Pan-Amerikane që lidh veriun e vendit me kryeqytetin.

Ura u shemb në momentin kur mbi të po kalonin një autobus dhe një makinë. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, sipas orës lokale. Shoferi i autobusit dhe një pasagjer kanë humbur jetën, ndërsa trupat e tyre u nxorën nga rrënojat.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 41 persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar mbi 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të rikuperuar të plagosurit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.