Tmerr në Karaibe, peshkaqeni sulmon turisten që po përpiqej t’i bënte një foto

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishujt Turks dhe Kaikos në Karaibe, ku një turiste kanadeze u sulmua rëndë nga një peshkaqen. Incidenti ka rezultuar në humbjen e të dy krahëve të gruas, e cila po notonte në ujërat e cekëta.

Sipas raportimeve, turistja po përpiqej të bënte një foto të peshkaqenit kur ndodhi sulmi i tmerrshëm. Dëshmitarët okularë tregojnë se familja e saj ishte pranë në momentin e ngjarjes dhe burri i saj u përpoq me guxim ta largonte peshkaqenin, duke shmangur një sulm të dytë.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa turistja është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

Incidentet me peshkaqenë në Karaibe janë të rralla, por autoritetet paralajmërojnë vizitorët që të tregojnë kujdes të veçantë gjatë notit në ujërat e hapura.