Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë të martë. Një grua ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi është hedhur nga një pallat, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve të para, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet që e çuan gruan në këtë akt fatal. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se po kryhen veprime të plota hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, megjithatë autoritetet janë duke marrë dëshmi nga persona që mund të kenë qenë të pranishëm në vendngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ