Tragjedi e dyfishtë! Nënë e bir gjenden të pajetë në banesë, fqinjët u alarmuan pas erës së rëndë

Një ngjarje tronditëse ka shokuar komunitetin e Trikalës në Greqi, ku një nënë e moshuar dhe djali i saj janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në qendër të qytetit, pranë zonës së Manavikës. Trupi i tyre u zbulua të mërkurën pasdite, pasi fqinjët alarmuan policinë për shkak të një ere të rëndë që dilte nga apartamenti.

Sipas raportimeve të para nga mediat vendase, dyshohet se gruaja e moshuar ka humbur jetën nga shkaqe patologjike. Pranë trupit të djalit të saj janë gjetur elementë që mbështesin skenarin e vetëvrasjes, megjithatë autoritetet po presin rezultatet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të vdekjeve.