Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, Gjykata lë pas hekurave 5 të arrestuarit! Zbardhet dëshmia para togave të zeza

Gjykata e Tiranës ka lënë pas hekurave 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh.

Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Gjatë seancës ata kanë pretenduar që s’janë përfshirë në trafikun e armëve dhe se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit.

Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve. Por, togat e zeza caktuan ndaj tyre masën e sigurisë burg pa afat.