Tjetër “gjerman” drejt kombëtares shqiptare: Është vërtet një burim krenarie!

Pas Brajan Grudës, kombëtarja shqiptare mund të peshkojë sërish te Gjermania.

I radhës që ka pranuar se ka pasur kontakte me FSHF-në është Nelson Weiper. Futbollisti me tepër prespektivë i “Pancerave” ka pranuar se do të bëjë gjithçka për të prekur majat me kombëtaren gjermane.

Por, në rast se ai nuk do të arrijë, futbollisti i formuar te Mainz ka alternativën Shqipëri.

Nëna e Weiper është shqiptare dhe kështu mund të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare.

“Ata më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar A. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron. Dua të tregoj talentin tim në ekipin gjerman U21 dhe të luaj për Gjermaninë sa më gjatë të jetë e mundur”.  është shprehur Weiper.

Sulmuesi është pjesë e Gjermanisë U-21 në Europianin që po zhvillohet në Sllovaki ku ka treguar paraqitje shumë të mira, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës ndaj Anglisë.