Tiranë/ Punonjësi ushtarak përplas me motor policin e rrugores (DINAMIKA E NGJARJES)
- 14 April, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pranë “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë.
Një efektiv i policisë rrugore i ka bërë shenjë një motori për te ndaluar.
Por ka hasur në kundërshtiminin e drejtuesit të motorit i cili nuk është ndaluar, madje ka kundërshtuar policin duke i dhënë gaz dhe për pasojë e ka dëmtuar në krah.
Pas kësaj situate policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit i cili ishte punonjës i Forcave Ushtarake. Ndërkohë punonjësi i policisë ka marrë ndihmë në spitalin ushtarak.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ