“Terrori rus vazhdon”, Zelensky tregon tmerrin e kësaj jave në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar më shumē mbështetje nga aleatët e saj për të ndalur ofensivën ruse në vend. Në një status në rrjetet sociale, ai ka bërë bilancin e kësaj jave.

Sipas tij, Rusia ka hedhur 1220 bomba ajrore, mbi 850 drorë sulmues dhe më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë.

STATUSI I PLOTE:

Rusia, në gjendjen e saj aktuale, ka nevojë për luftë për të ruajtur kontrollin e saj në pushtet dhe ajo dëshmon synimin e saj për të vazhduar luftën duke bombarduar Ukrainën çdo ditë. Vetëm këtë javë, Rusia ka lëshuar gati 1220 bomba ajrore, mbi 850 dronë sulmues dhe më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme kundër popullit tonë.

Ukraina po mbrohet – ne qëndrojmë dhe luftojmë falë trimërisë së luftëtarëve tanë dhe mbështetjes së partnerëve tanë. Por ne kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur jetën e ukrainasve. Evropa dhe bota duhet të mbrohen më mirë nga një e keqe e tillë dhe të përgatiten për t’u përballur me të.

Kjo kërkon një politikë të jashtme të fortë, të bashkuar dhe presion ndaj Putinit, i cili e filloi këtë luftë dhe tani po e zgjeron atë globalisht. Së bashku me Evropën, SHBA-në dhe të gjithë partnerët tanë, ne mund ta përfundojmë këtë luftë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.