Tre shtetas kosovarë janë arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit. Policia njofton se këta persona tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete.
Njoftimi:
Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 3 shtetas kosovarë.Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, automjeti me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.