Tentuan ta grabisin në mes të rrugës, shqiptari qëllohet 7 herë me armë zjarri

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit në spitalin San Giuliano në Campania të Italisë me plagë të shumta, të shkaktuara nga një armë zjarri.

Sipas policisë italiane, shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që kanë tentuar ta grabisin. 43-vjeçari është plagosur në këmbë, bark dhe duar, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në sheshin e qytetit, ku dy të rinj në një skuter iu afruan me tentativën për ta grabitur, shqiptari i kundërshtoi dhe ata e qëlluan 7 herë me armë zjarri. Kanë qenë kalimtarët ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën.

Autoritetet italianë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *