Një 25-vjeçar i dënuar me burg për drogë është arrestuar sot në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi u krye në kuadër të megaopracionit “Tempulli 2”, ku policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ