Të shtënat me armë në lagjen Rus në Shkodër/Arjon Kajoshi, pronar i makinës, dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi-t

Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në lagjen Rus në Shkodër. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit, i cili është pronar i makinës.

Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor.

Në mesin e 5 personave që janë shpallur në kërkim në atë kohë është edhe Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit. Policia në Shkodër po pyet dëshmitar për të vërtetuar cili ka qenë personi i saktë. Dëshmitar të vendit të ngjarjes kanë deklaruar se mund të jetë Arjon Kajoshi.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *